Shfaqja ‘Fluturimi mbi folenë e qyqes’ jepet të shtunën premierë në Ferizaj

Shfaqja “Fluturimi mbi folenë e qyqes” e autorit Dale Wasserman me regji të Erson Zymberit jepet nesër, 20.04.2024, në ora 20:00, premierë në Teatrin e Qytetit në Ferizaj “Adriana Abdullahu”.

Shfaqja “Fluturimi mbi folenë e qyqes” na çon në një udhëtim emocionues nëpër labirintet e mendjes njerëzore.

“Historia, e cila rrëfen aventurën e Randle Mc Murphy, dhe përplasjen e tij me Motrën Ratched vjen si një kritikë e sistemeve të institucionalizuara të kontrollit dhe shtypjes dhe paraqet një koment të ashpër mbi efektet çnjerëzore të konformitetit dhe normave shoqërore”- thuhet në njoftimin e Teatrit “Adriana” për shfaqjen.

Në shfaqje luajnë: Blin Mani, Edona Berisha Bekteshi, Mevlan Saraçi, Sherif Bega, Milot Salihu, Jajush Ramadani,