Baroni i Shtypit Kursen te Varrezat e UÇK’së

Kompania që renovon varrezat e dëshmorëve të UÇK’së në Mitrovicë ka shkurtuar shpenzimet për 10 për qind të projektit duke përdorur materiale të dobëta dhe duke mos përfunduar punimet.
Raporti i auditorit të përgjithshëm tregon se ADA Consulting Group, në pronësi të Avni Kastratit, i cili i posedon shumicën e aksioneve të Infopress-it, gazetë e afërme me Partinë Demokratike të Kosovës, PDK’në, ka kursyer së paku 18,000 euro nga kontrata prej 170,000 euro.

Pavarësisht kësaj, Ministria për Ambient dhe Planifikim Hapësinor, e cila i ka iniciuar punimet në shtator të 2009-ës, ka nënshkruar projektin, duke veçuar se punët janë ekzekutuar sipas kontratës dhe i kanë paguar çmimin e plotë, 170,000 euro.
Raporti i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, ZAP, i lëshuar verën e kaluar, ka veçuar se shqetësimet kanë qenë alarmante për punimet.

“Ekipi i auditimit nga ZAP-i, së bashku me kryetarin e komisionit për miratime teknike, i emëruar nga ministria, ka marrë përsipër t’i verifikojë punimet fizike nëse janë bërë në përputhshmëri me kontratën. Punimet nuk kanë qenë ashtu siç janë pritur”, raporti ka theksuar.

Zyra e auditorit të përgjithshëm shtoi se dështimi i ministrisë për të siguruar mbarim të suksesshëm të punimeve do të thotë se paratë publike janë shpenzuar kot.

Sipas raportit, 400 metra skajore të rrugës kanë munguar dhe po ashtu firma ka shtruar vetëm 1,296 metra rigola [bloqe të drenazhimit] në vend të 3,000 metrave të nevojshme. Ka përdorur edhe gurë më të vegjël, varësisht atyre të duhura.
Auditorët kanë paraparë se përdorimi i më pak gurëve i ka kursyer firmës rreth 18,000 euro.

Te kontraktuarit kanë shtruar kubëza betoni në vend të asfaltit nëpër këto rrugë, siç ka qenë e paraparë ne kontratë. Sipas auditorëve, kjo ka sjellë më pak harxhime për kompaninë.

Dokumentet nga Regjistri i Bizneseve të Kosovës, të cilat i ka siguruar BIRN, zbulojnë se pronari i ADA njëkohësisht është edhe aksionari më i madh në Infopress.

Gazeta ka marrëdhënie të afërta me ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Aksionari me më pak aksione të kompanisë është ish deputet i PDK-së, Rexhep Hoti.

Kastrati tha për Prishtina Insight se vlerësimi i auditorit ishte i pasaktë. Vlerësimet e raportit për ulje të çmimeve kanë qenë ‘të pasakta,’ ka thënë ai. “Bisedoni me drejtorin tim teknik.”
Drejtori teknik i kompanisë, Shpëtim Musliu, ka pranuar se ata nuk i janë përmbajtur të gjitha specifikimeve të cekura në kontratë.

Por ai mbajti qëndrimin se ata nuk kanë përfituar nga projekti sepse ndryshimet nga kostot po tejkaloheshin në fushat e tjera.
“Ne kemi qenë të fokusuar në shtrirjen e më shumë zhavorri sesa që është dashur,” the Musliu.
Ata gjithashtu kanë pasur poçe më të shtrenjta sesa ato që janë përcaktuar në kontratë.
“Ne po ashtu kemi punuar në kushte të këqija klimatike dhe kishim shumë baltë përreth, e cila i kushtoi shumë kompanisë,” shtoi ai.

Mirëpo, për ndryshime specifike nevojiten miratime paraprake nga autoriteti kontraktues, të cilin kompania nuk e ka poseduar.
Certifikata e Ministrisë për pranimin të punimeve, nga data 16 dhjetor 2009, e nënshkruar nga zyrtarë të ministrisë, Musliu dhe kompanisë mbikëqyrëse H&B Consulting, ka theksuar se firma i kanë ekzekutuar të gjitha punimet në bazë të kontratës.
“Pas një kontrolli të hollësishëm, komisioni [vlerësues] deklaroi se projekti është përfunduar në bazë të skicave dhe specifikimet teknike nga dosja e tenderit”, një certifikatë e marrë në bazë të ligjit për qasje në dokumente publike, nga Prishtina Insight ka theksuar.

Raporti i auditorit ka theksuar se një zyrtar nga komisioni për vlerësim i ministrisë ka qenë prezent gjatë vizitës së auditorit në vendndodhje, e cila i ka qartësuar parregullsitë.
Adnan Elshani, zyrtar i ministrisë dhe anëtar i komisionit për vlerësim, nuk e ka konfirmuar apo mohuar që kompania nuk i ka bërë punimet sipas kontratës.

Elshani tha se ai ishte në dijeni për vërejtjet e auditorit por shtoi se ai është në mbikëqyrje të shumë gjërave të tjera dhe që nuk i kujtohen detale nga projekti i varrezave.

Ky artikull është botuar më herët në BIRN në gjuhën angleze, më 12 shkurt 2011.