Prokuroria në Ferizaj kërkon 30 ditë paraburgim ndaj një të dyshuari për sulm seksual

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës prej 30 ditë paraburgim ndaj Xh.I, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, ‘sulm seksual’.

Sipas Prokurorisë, Xh.I e ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur nën moshën 16 vjeçare nga muaji prill 2023 deri më 24.04.2024 në Shtime.

Në njoftim thuhet se kjo ka ndodhur me pëlqimin e së miturës por që sipas nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet, andaj në rastin konkret konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim pasi që është nën moshën 16- vjeçare.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji prill 2023 deri në 24 Prill 2024, në kohë të pacaktuar, në Shtime, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën- e mitur, e cila ishte e moshës nën 16 vjet, me pëlqimin e saj, e konform nenit 225 të KPRK-së, shpreshja ‘pëlqim’ nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet, andaj, konsiderohet se e dëmtuara, nuk ka dhënë pëlqim, me të cilën në vazhdim do të kryente veprën penale ‘Sulmi seksual’ nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 77 të KPRK-së”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 24.04.2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale, ‘sulm seksual’.

Ndalohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual