Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Kosova ka përfituar 90 milionë euro nga Banka Botërore, për financimin e politikave zhvillimore për politikën fiskale, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër.

“Ky financim kap vlerën prej 90 milionë euro dhe mundësohet pasi që Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore, siç janë forcimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimi i një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimi i tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

Më 15.04.2024, nga Zyra e BE-së në Prishtinë është njoftuar se edhe Iniciativa e Garancive për Qëndrueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme e financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Sipërmarrje dhe Inovacion në Ballkanin Perëndimordo të mbështet rreth 9 mijë e 500 vende pune në Kosovë.

Siç ka njoftuar misioni i BE-së në Prishtinë, gjithsej 37 milionë euro është vlera e kredive të cilat do t’i shpërndajë ky instrument për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.