Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e ka liruar Nagip Krasniqin nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmjarrjes.

Ai ka qenë i pezulluar nga kjo detyrë nga viti 2023.

Bordi i KEK-ut, në mbledhjen e datës 23.04.2024 njofton se mori vendim që ditëve në vijim të iniciohen procedurat për shpalljen e konkursit për pozitën tanimë vakante të Kryeshefit Ekzekutiv.

Nagip Krasniqi ishte arrestuar me 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit sa ishte Kryeshef i KEK-ut.

Ai ishte liruar nga paraburgimi më 15.09.2023.

Arrestimi i Krasniqit është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Krasniqi më 26 janar 2023 kishte lidhur kontratë të dëmshme në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik duke shkelur nenin 7, nenin 35 par.3, nenin 35 par. 2.1 (iii), dhe nenin 57 par.2 të këtij Ligji, ashtu që duke vepruar me tenderin KEK-23-130-5-1-5, i emërtuar si “Riparimi kapital emergjent i kaldajës blloku A5”, me procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, ka lidhur kontratë me kompaninë Litëin  SA, me çmim prej 3,495,392.42 euro, duke ndryshuar kushtet e veçanta të kontratës.

Të gjitha raportimet e tjera lidhur më këtë rast, mund t’i gjeni duke klikuar në LINK.