Teuta Ibrahimi rizgjidhet kryetare e Komisionit për Vlerësim të Performancës së Gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjyqtaren Teuta Ibrahimi në pozitën e kryetares së Komisionit për Vlerësim të Performancës së Gjyqtarëve, më 29.03.2024.

Propozimin për rizgjedhjen e saj në këtë pozitë, deri në përfundim të mandatit të saj si anëtare e KGJK-së, erdhi nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Albert Zogaj.

“Besoj se e ka dëshmuar që ka qenë në nivel të lartë të detyrës së kryetares së komisionit për të organizuar komisionin, sistemin, arkivën, dosjen dhe aktivitetin tjetër që ka qenë i nevojshëm për të funksionuar në mënyrë të mirëfilltë ky komision” – u shpreh Albert Zogaj.

Anëtarët e tjerë të KGJK-së nuk patën propozime për emra të tjerë.

Zgjedhja e Teuta Ibrahimit në këtë pozitë u bë në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Në fund kryesuesi pati një kërkesë karshi kryetares së rizgjedhur.

“Shpresoj që ke me pasë dinamikë më të lartë dhe shpresoj se ke me m’bo mu ma pak presion” – tha Albert Zogaj. “Presion që të mbështetet komisioni, ta sqarojë” – shtoi më tutje Zogaj.

Lajmet e tjera nga kjo mbledhje mund t’i lexoni duke klikuar këtu.