QKUK Emergjenca
Kërkoi ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizaj pasi ishte therur me thikë, i lënduari transferohet në QKUK
20.4.2024 - 11:29
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti kishte pasur lëndime trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
Policia ka njoftuar se i lënduari ka shkuar në emergjencën e Ferizajt me plagë të shkaktuara nga thika.
Këto plagë dyshohet se viktimës i ka shkaktuar një person tjetër i dyshuar.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Ramadan Rexhepi” më 19.04.2024.
Viktima sipas policisë ka pasur plagë të rënda andaj dhe është dërguar nga Emergjenca e Ferizajt në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar ndërsa rasti po hetohet dhe është iniciuar si vrasje në tentativë.