Arrestohet i dyshuari për aksidentin në Pejë, Prokuroria thotë se këmbësori u godit për qëllime hakmarrëse

Një person i cili dyshohet se qëllimisht goditi me veturë një këmbësor, duke i shkaktuar plagë të cilave nuk arriti t’u mbijetojë, është arrestuar nga Policia në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili tha se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër te prokurorit të shtetit është ndaluar 48 orë për veprën penale “vrasje e rëndë” me qëllime hakmarrjeje”- tha Nikçi për KALLXO.com.

Viktima dhe i dyshuari të dy janë shtetas të Shqipërisë. Sipas burimeve të KALLXO.com, ata kanë lidhje familjare.

Vdekja e viktimës në rrugën “7 shtatori” është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Pejë, vdes një këmbësor, dyshohet se u godit nga një veturë