Pasuria e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se posedon banesë 99 metra katror të cilën e ka vlerësur 60 mijë euro. Këtë banesë, Konjufca e ka deklaruar se e ka blerë me kredi dhe kursime në vitin 2018.

Ai po ashtu ka deklaruar se në pronësi të prindërve të tij ka edhe dy banesa me vlerë 92 mijë euro dhe 44 mijë euro të vlera në vitin 2008 dhe 2021.

Në deklarimin e pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsionit, Konjufca po ashtu ka deklaruar 50 ari tokë të trashëguar, në pronësi të prindërve në vlerë 10 mijë euro.

Në pronësi të prindërve ka po ashtu një shtëpi 130 metër katror, e ndërtuar në vitin 2013 me vlerë 45 mijë euro.

Në pronësi të prindërve, Konjufca ka deklaruar edhe dy parcela toke me 27 ari dhe 12 ari të blera në vitin 1994.

Konjufca në pronësi të tij ka një edhe një depo si dhe parking në vlerë 6 mijë euro.

Sa i përket parave të gatshme në llogari, i pari i Kuvendit ka deklaruar 3,500 euro kursime në Bankën Kombëtare Tregtare, 5,594 euro kursime në BKT po ashtu.

Derisa, për prindërit e tij ka deklaruar se kanë para të kursyera dhe të ardhura pensionale si në vijim: Mbi 6 mijë euro në NLB Banka, mbi 29 mijë euro mijë euro në Raiffeisen Bank, 9 mijë euro në Pro Credit Bank si dhe 47 mijë euro në TEB si Pagesë për shitjen e shtëpisë dhe të ardhura nga Trusti pensional.

Konjufca ka deklaruar të ardhrura vjetore personale 27 mijë euro përmes listës së pagave dhe 3,500 euro mëditje dhe udhëtim jashtë vendit.

Deklarimin e pasurisë mund ta gjeni këtu.