Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjendet në humnerë një person që ishte raportuar si i zhdukur në Prevallë

Një burrë rreth të 60-ave që ishte raportuar si i zhdukur dje më 27.03.2024 në Prevallë, është gjetur po atë ditë, rreth orës 23:09 në një humnerë.

Për shkak të lëndimeve sipërfaqësore, A.M. nga Ferizaj është dërguar në Spitalin e Prizrenit për të marrë trajtim mjekësor.

Sipas Policisë së Prizrenit, ai kishte dalë për shëtitje dhe nuk ishte kthyer më.

“Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga  vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është” – thotë Policia rajonale në Prizren.

Viktima raportohet të ketë rënë në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës.

Ai është nxjerrë nga njësitet e policisë, ndërsa për kërkimin e tij ishin angazhuar edhe zjarrfikësit dhe familjarët.