Pasta La Vista, Baby
I hapur gjatë ditëve të nxehta të verës, me një terasë kopsht dhe dizajn klasik, Studio 53 tanimë vetëm se është bërë i famshëm në mesin e atyre që kërkojnë një vend të mirë ku mund të shohin dhe takojnë turma të njerëzve.
Interieri i brendshëm i rahatshëm dhe terasa relaksuese mund të jenë të ndritshme dhe të hapura, por Studio 53 servon si specialitet ushqim vetëm pasta senduiq. Gazeta JnK ende nuk e ka provuar, por do të raportojë përsëri tek lexuesit e saj pasi ta ketë bërë këtë.
Përveq kësaj, vendi ofron një mori të zakontë të senduqiave dhe pastave, çmimet e të cilave sillen nga 1.70 deri në 2 euro.
Kafeteria gjithashtu servon një mori kafesh të rëndomta, pije jo-alkoholike dhe alkoholike duke përfshirë dhe kokteje alkoolike që servohen në të gjithë Prishtinën.
Kafeteria së shpejti do të fillojë të organizojë evenimente gjatë vikendeve, dhe gjithashtu është e hapur për rezervime private. Orari i punës është nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë, nga e Hëna deri të Dielen.
Për më shumë, Studio 53 gjindet afër Kinos ABC ku edhe mund ta vizitoni, apo të bëni rezervime përmes tel. në 045 611 111.