62 vite dënim me burgim për grupin e dytë të të akuzuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur ka vendosur lidhur me grupin e dytë të të akuzuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.
Sipas njoftimit të Gjykatës, B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të dhunimit.
B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej 10 vitesh, secili veç e veç.
Ndërkaq, G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të dhunimit, ndërsa të pandehurit, D.Rr, F.S dhe E.S janë liruar secili nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit”.
Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.