Ilustrim
Ferizaj, arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve
18.4.2024 - 11:14
Tre persona janë arrestuar në Ferizaj për posedim të substancave narkotike.
Siç njofton Policia, atyre u është zënë një qese me narkotikë e llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paktime me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra mbështjellëse dhe një aparat për bluarje.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.