EULEX, arrestime në polici dhe MPB

 

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) ka ndërmarrë një aksion bastisjeje në Administratën e Policisë së Kosovës dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me këtë rast janë kryer disa arrestime, ka konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë, Baki Kelani, zyrtar për informim. Por në këtë fazë, ai nuk ka jep detaje për numrin e të arrestuarve dhe për çfarë dyshohen ata.  

EULEX pritet të dalë me një komunikatë, gjatë ditës, lidhur me bastisjen e sotme.

Mediat raportojnë se dy prej të arrestuarve janë punonjës të administratës policore, ndërsa një tjetër është zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Ata dyshohet se kanë bërë keqpërdorime me municion që ka qenë i dedikuar për organet e rendit

Sipas burimeve të pakonfirmuara, në MPB janë konfiskuar disa kompjuterë dhe disa prova të tjera që mund t’i shërbejnë hetuesisë.