Po Gatuajnë Takim Elefantësh

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se plani operacional qeveritar për veriun, të cilin e ka paraqitur ministri i brendshëm Bajram Rexhepi në Kuvend, është, sipas tij, në fakt një taktikë për të shpërqendruar opinionin publik nga një zmbrapsje nga veriu.

“Kryeministri Thaçi po e përgatitë opinionin për takimin me kryetarin e Serbisë Boris Tadic, tash që u zmbraps nga veriu. Ky është plani i vërtetë i Qeverisë, plani B i saj”, ka thënë Kurti, të hënën.

Në analizën që Lëvizja i ka bërë planit operacional të qeverisë për veriun, kritikohet ekzekutivi për qasjen ndaj mekanizmave ndërkombëtare, kryesisht KFOR’it dhe EULEX’it, pasi për secilin hap që do të ndërmerr në veri, duhet të luten të huajt.

Vetëvendosja kritikoi qeverinë edhe për validitetin e këtij dokumenti, për të cilin ka caktuar 6 muaj, ose kohën prej 16 shtatorit 2011 e deri më 15 mars 2012.