Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Europianit të Xhudos

Xhudistja Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Kampionatit Europian të Xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Për të siguruar finalen, xhudistja Krasniqi ka arritur katër fitore, njërën nga to pa luftë. Më këtë, Krasniqi i ka siguruar Kosovës një medalje nga ky kampionat.

“Kampionia Olimpike në gjysmëfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon, spanjollen Ariane Toro Soler. Distria në finale takohet me garuesen italiane Odette Giuffrida, nën-kampionen olimpike nga Rio 2016”- thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Në Kampionatin Europian të Xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, Kosova po përfaqësohet me 5 xhudistë: Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

Kampionati Europian i Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë mbahet deri më 27 prill 2024.