Universiteti i Prishtinës zgjedh 14 dekanët e rinj

Universiteti i Prishtinës (UP) më 23.04.2024 ka zgjedhur dekanët e rinj të 14 fakulteteve.

Sipas njoftimit, procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar me zgjedhjen e suksesshme të dekanëve.

Në njoftim thuhet se mandati i dekanëve të rinj fillon më 01.10.2024, në fillim të vitit të ri akademik.

Dekanët e zgjedhur janë:

Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi,

Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri,

⁠Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu,

⁠Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi,

⁠Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari,

Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj,

Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi,

Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi,

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani,

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi,

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci,

Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka,

Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj,

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca.