Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian

Fondacioni Pan-Evropian ‘Richard Coudenhove-Kalergi’, i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, si dhe përkushtimin ndaj orientimit pro-evropian, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në njoftimin e publikuar nga Fondacioni, thuhet se Presidentja Osmani është vlerësuar për qëndrimin politik dhe orientimin e saj të qartë evropian, “duke e mbrojtur atë me përkushtim, pavarësisht situatës delikate të sigurisë në rajon dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga Serbia”.

“Presidentja Osmani është vlerësuar edhe për punën dhe përkushtimin e saj për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”- thuhet në njoftimin e Fondacionit Pan-Evropian

Laureatët e këtij çmimi përfshijnë personalitete të ndryshme botërore, përfshirë edhe: ish-Kancelaren Angela Merkel,  ish-Presidentin amerikan Ronald Reagan dhe Presidentin historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.