Distria Krasniqi e artë në Kampionatin Europian

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian për Seniorë në Zagreb të Kroacisë.

Kështu ka njoftuar Federata e Xhudos e Kosovës në Facebook.

Krasniqi në finale u përball me garuesen italiane Odette Giuffrida, nënkampionen olimpike nga Rio 2016.

Në gjysmëfinale Distria Krasniqi ka mposhtur me Wazaari dhe Ippon spanjollen Ariane Toro Soler.

Për këtë triumf reagoi edhe trajneri i kombëtares, Driton Kuka, i cili e uroi Krasniqin për këtë fitore.

“Live pas finales. Disi Mbretëresha e Europës nga Kosova ime e dashur” – tha Kuka.

Tutje trajneri tha se xhudo gjithmonë dhe kurdoherë është për shtetin e popullin shqiptar me punë e sakrificë dhe se xhudo e Kosovës është institucioni më i fuqishëm i vendit.

Në shkurt të këtij viti, Krasniqi kishte fituar medalje të artë edhe në garën më prestigjioze të xhudos, “Grand Slam – Paris 2024” në Francë.

Distria Krasniqi e artë në Paris