Ilustrim

Tentoi të fuste marihuanë në burgun e Dubravës, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një e grua nën dyshimin se ka tentuar të fuste brenda burgut të Dubravës një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë të Istogut më 23.04.2024 në 13:12h.

Substanca e dyshuar është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram.

PK në raportin 24-orësh tha se me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje.