Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje në përkujtim të masakrave në Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në fillim të seancës, në përkujtim të masakrave në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Izbicës dhe Podujevës.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se këto ditë janë ditë të kujtimit dhe dhimbjes sepse shënojnë përvjetorin e masakrës në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, masakrës në Dardani të Pejës, masakrës në Izbicë të Skenderajt dhe masakrat në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës.

“Këto ditë që po i kalojmë janë ditë të kujtimit dhe të dhimbjes sepse pardje dhe dje ishte përvjetori i masakrës në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. Dje ishte përvjetori i masakrës në Dardani të Pejës kurse sot e kemi 25 vjetorin e masakrës së Izbicës në Skenderaj e po ashtu edhe masakrat në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës. Për të gjithë të rënët po propozoj ta mbajmë një minutë heshtje”- u shpreh Konjufca.

Promovohet botimi i rrëfimeve të të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe – FOTO