Foto: PK.

Në dy raste raportohet për monedha të dyshuara si të falsifikuara në Prishtinë

Dy raste të monedhave të falsifikuara janë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh më 23.04.2024.

Njëri rast sipas Policisë ndodhi më 15.04.2024 në Prishtinë, rast të cilin ankuesja, zyrtare banke e raportoi në Polici më datë 22.04.2024.

Tri kartëmonedha prej 100 euro, një prej 20 euro dhe një prej 50 euro të dyshuara si të falsifikuara u hasën nga zyrtarja bankare gjatë kontrollimit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Robert Doll”.

Më 22.04.2024 ankuesi, zyrtar bankar njoftoi Policinë se ka hasur në 428 monedha 2 euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Të dy rastet po hetohen nga Policia.