(Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Vdes në QKUK një person që ishte aksidentuar ditë më parë në Prizren 

Një person ka vdekur disa ditë pasi ishte shtruar në QKUK pas lëndimeve që kishte marrë kur ishte aksidentuar më 14.04.2024 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren. 

Policia ka njoftuar se më 19.04.2024, kanë pranuar informacionin nga ana e QKUK-së se personi që po trajtohej ka vdekur. 

 Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti është iniciuar aksident me fatalitet.