Të shtëna me armë zjarri në Graçanicë, dy persona janë shoqëruar në stacionin policor

Një gjuajtje me armë dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Llapnasellë-Graçanicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, nuk raportohet për persona të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”- ka thënë Ahmeti.

Deri tani në stacion policor janë shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë.

‘’Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit” – ka shtuar zëdhënësja e Policisë.