Ankohen në SHBA për KEK’un

Insitutucioni i Ombudspersonit nga Washingtoni, CAO [Compliance Advisor Ombudsman], që është mekanizëm i pavarur që kanalizon ankesat e popullatës lokale ndaj Korporatës Ndëkrombtare Financiare, IFC, ka publikuar javën e kaluar një ankesë që e ka pranuar nga Kosova lidhur me privatizimin e mundshëm të KEK’ut.

Ankuesit, të cilët i kanë kërkuar Ombudspersonit të mbeten anonimë për shkak të presionit të mundshëm që mund të kenë si palë ankuese, kanë shfaqur brengat se procesi i privatizimit të KEK’ut nuk po lejon mjaft qasje në informata në mënyrë që publiku në Kosovë të mund të vlerësojë drejt se cilat do të jenë pasojat e vërteta të privatizimit sa i përket punësimit të punëtorëve, ndikimit mjedisor dhe çmimit të rrymës që do ta paguajë konsumatori kosovar.

“Ankuesit kanë pohuar se [autoritetet] kanë dështuar për ta bërë një Vlerësim Social e Mjedisor që do ta merrte parasysh ndikimin e këtij projekti [të privatizimit të KEK’ut] në punëtorë dhe anëtarë të tjerë relevantë për shoqërinë në Kosovë si dhe ndikimin e këtij procesi në mjedis”, thotë ankesa e publikuar në faqen e Ombudspersoni CAO.

Ankuesit kosovarë e kanë deponuar këtë ankesë në këtë insitucion ndërkombëtar e jo tek autoritetet e Kosovës ngase IFC, korporata ndërkombtare me qendër në Washington, është duke i ofurar Qeverisë së Kosovës shërbime këshilldhënëse në procesin e privatizimit të KEK’ut. Vlerësimi i ndikimit shoqëror e mjedisor është njëra nga standardet e IFC’së, që kjo korporatë nuk mund t’i injorojë.

Ombudpersoni CAO do të duhet të vijë në Kosovë për të inspektuar gjendjen, si pasojë e kësaj ankese. Kur hetimi i tyre të përfundojë, IFC duhet të reagojë dhe kjo pastaj shkon në bord të saj.

Ky institucion ka konstatuar që ankesa i përmbushë kushtet që të shqyrtohet, por, gjithashtu thekson se “vlerësimet e CAOs nuk janë detyruese”. “Qëllimi është që t’i dëgjojmë brengat e njerëzve, t’i kuptojmë pikëvështrimet e ndryshme dhe të vlerësojmë se a mund të adresohen këto brenga në një proces më bashkëpunues”, thotë letra e botuar më 22 shtator.

Kjo letër e CAO gjithashtu shpjegon se projekti i privatizimit është duke u bërë në dy faza: faza e parë vlerëson fizibilitetin e privatizimit të rrjetit të distirbucionit dhe furnizimit në KEK; dhe faza e dytë do të hapë procesin e tenderimit që ka për qëllim tërheqjen e një investitori privat me fonde dhe ekspertizë të mjaftueshme që të marrë menaxhimin e operacioneve të KEK’ut.

Korporata Nndërkombtare e Financave e ka bërë këtë projekt publik në Janar 2010 dhe vlera e këtij projekti të këshilldhënies deri në privatizim është pak më shumë se 2 milionë dollarë.

Ky publikim i CAO’së githashtu thotë që “qëllimi i këtij projekti është përfundimi i suksesshëm i një procesi tenderues me përzgjedhjen e një kompanie private me reputacion të mirë”.

Mirëpo, kur njëri nga këshilltarët e involvuar në procese të privatizimit të sektorit energjetik në vend është pyetur në takim me grupe kosovare se çfarë lloje të kompanive ndërkombtare do të jenë të interesuara për të hyrë në privatizim të linjave të distribuimit dhe furnizimit të KEK’ut, duke e ditur që këto janë shumë jo-atraktive e jo-efikase ngase 40 për qind e rrymës nuk fakturohet, ai ka thënë se në botë gjithmonë mund te gjenden kompani “të ndyra ose të ulëta që hyjnë në tendere të tilla sepse dijnë të përfitojnë madje edhe prej ofertave të tilla si kjo e distribuimit të KEK’ut”.