Tentim-vrasje në Ferizaj, i dyshuari një 17-vjeçar

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin E.C., 17-vjeçar pasi dyshohet se me thikë ka goditur një 20-vjeçar dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas Policisë, i lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur sot, 19.04.2024 në ora 17:47 në udhëkryqin e rrugëve “Ramadan R3xhe & Uran Tinova” në Ferizaj.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga njësi të tjera kanë identifikuar të dyshuarin E.C ( M/K) i moshës 17 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 19:30 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj për procedura tjera hetimore”- thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes, sipas Policisë, kanë dalë hetuesit dhe krim teknikët rajonalë, ndërsa i  dyshuari është ndaluar për 24 orë.