Foto: BBC

BBC: Numri i ushtarëve rusë të vdekur në Ukrainë ka kaluar shifrën 50,000

Një hulumtim i shërbimit rus të BBC-së, i realizuar në bashkëpunim me grupin e pavarur mediatikc Mediazona dhe vullnetarët ka zbuluar se që nga muaji shkurt i vitit 2022, kur nisi agresioni rus ndaj Ukrainës e deri më tani janë vrarë mbi 50 mijë ushtarë të Rusisë.

Siç njofton BBC, më shumë se 27,300 ushtarë rusë janë vrarë në vitin e dytë të luftës.

Autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar këtë numër të të vrarëve në konfliktin me Ukrainën.

Numrin e viktimave BBC thotë se e ka bazuar në emrat në varre në varreza, në burime të bazuara në raporte zyrtare, gazetat dhe rrjetet sociale.

Numri i mësipërm nuk përfshin numrin e pjesëtarëve të vrarë në Donjeck dhe Luhansk, rajonet e pushtuara nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Ndërkohë, Ukraina rrallë komenton shkallën e viktimave të saj në fushën e betejës. Në shkurt, presidenti Volodymyr Zelensky tha se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë, por vlerësimet, bazuar në inteligjencën amerikane, sugjerojnë humbje më të mëdha.