Haradinaj për zgjedhjet: PDK po ia plotëson kërkesën Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me propozimin për shpërbërje të Kuvendit, PDK-ja po ja plotëson kërkesat kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka komentuar deklaratën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili e ka propozuar datën 9 qershor për mbajtje të zgjedhjeve.

I pyetur nëse do e përkrahin mocionin për shpërbërje të Kuvendit nëse ju kërkohet, ai ka thënë se kanë mocion për shkarkim të qeverisë Kurti.

“Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë, kështu është radha e punëve, nëse shkojmë drejt në shpërbërje të Kuvendit që i kërkon dy e treta, është kryesisht agjenda e Kurtit kjo, që i bie PDK po ja plotëson kërkesën Kurtit, ose kanë koalicion me Kurtin për mënyrën si me ecën përpara drejt zgjedhjeve”- ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, qeveria Kurti duhet të shkarkohet.

“Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë, kështu është radha e punëve, nëse shkojmë drejt në shpërbërje të Kuvendit që i kërkon dy e treta, është kryesisht agjenda e Kurtit kjo, që i bie PDK po ja plotëson kërkesën Kurtit, ose kanë koalicion me Kurtin për mënyrën si me ecën përpara drejt zgjedhjeve”- ka thanë ai.

Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, PDK, LDK dhe AAK, ka kohë që kanë shprehur gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Javën e kaluar, oferta e kryeministrit Albin Kurti për partitë opozitare se “bashkë mund t’i bëjnë numrat për ta shpërndarë Kuvendin”, ka rikthyer debatin për zgjedhje të parakohshme në vend.

Derisa PDK-ja ka shprehur gatishmëri për ta nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, LDK-ja ka konsideruar se Kurti është dorëzuar dhe si i tillë duhet të japë dorëheqje pa mocion. E AAK-ja ka përkujtuar se ka qenë e para që ka iniciuar mocionin e votëbesimit ndaj pushtetit aktual.

Në konferencë për media në trevjetorin e qeverisjes së tij Kurti tha se Qeveria nuk ka arsye pse të rrëzohet.

Ai tha se nëse opozita dëshiron zgjedhje mund të ulen të bisedojnë për shpërndarje të Kuvendit, por jo për rrëzim të Qeverisë.