Foto: Arjana Berisha/KALLXO.com

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, ndiqni drejtpërdrejt rezultatet

Në Maqedoni të Veriut sot, më 08.05.2024, janë mbajtur zgjedhje të dyfishta – rundi i dytë I zgjedhjeve presidenciale, dhe zgjedhjet parlamentare.

Vendvotimet janë mbyllur në ora 19:00.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë përballur kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Silanovska Davkova dhe presidenti aktual, i mbështetur nga LSDM-ja në pushtet, Stevo Pendarovski.

Rezultatet nga numërimi i votave për president mund t’i ndiqni në këtë link: https://rezultati.sec.mk/mk/pres/r

Kurse, rezultatet për zgjedhjet parlamentare mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në këtë link: https://rezultati.sec.mk/mk/parl/r