Ilistrim

Prizren, 5 të arrestuar për prostitucion

Hetuesit e policisë për trafikim me qenie njerëzore, pas një hetimi të gjatë, kanë kryer dje pasdite bastisje në një motel në Prizren. Me këtë rast janë arrestuar katër femra shqiptare të Kosovës, të dyshuara se ushtronin prostitucion, dhe një mashkull për mundësim prostitucioni.

“Njësiti Rajonal kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas një hetimi të gjatë, ka kryer një operacion-bastisje në një motel tek  “Qafa e Pazarit” në Prizren për shkak të dyshimit të bazuar se aty zhvillohej aktivitet ilegal si: prostitucion dhe mundësim prostitucioni”, ka njoftuar Hazir Berisha, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren.

Të arrestuar janë: A. Shala; H. Basha; S. Basha; S. Basha dhe A. Ibrahimaj

Provat materiale dhe rasti i kompletuar do t’i kalojnë prokurorisë për procedim të mëtejmë.