Biciklla e gjelbër

Biciklla e Naserit është e kuqe. Gjithashtu është e gjelbër – por jo siç po mendon ti. Naseri nuk e përdor bicikllën si alternativë për kerrin që e ndot ambientin, por Naseri nuk ka kerr. Naseri bile nuk ka as shpi, tamam si shpi. Ai rrin me shoqen dhe djalin në një banak prej një dhomë, të ndërtume me degë, plastikë dhe teneqe. Është mjaft e vështirë me ba një banak prej materialesh të tilla, dhe m’e izolue, dhe kur unë e thirrë Naserin ai më shpjegon që është i zënë tue rregullue plastikën, sepse shiu depërtoi gjatë natës. Mirëpo ai më premton që do të jetë me kohë për takimin tonë se ai ka nevojë shumë – shumë – për këtë bicikëll.

Pra Naseri dhe unë jemi takue dhe unë i kam ble bicikëll që do të shndërrojnë një pjesë të vogël të Prishtinës në të gjelbër. Naseri ka fat me qenë bashkëpunëtori i parë në një nismë që është fillue prej një lexuesje të kësaj kolumne.  Ajo ka mësue prej shkrimit tim, para një muaj, për çka kam ba unë tue dale me Agronin dhe karrocën e tij, për me kërkue nëpër kontejnerët dhe rrugicat e qytetit për shishe te plastikës për me ia shitë kompanisë se riciklimit.

Kur ajo ka lexue se si Agroni dhe miqtë të tij punojnë, punëtorja e KEK-ut më ka kontaktue për me sugjerue që në zyrën e tyre në Prishtinë mund të fillohet grumbullimi i bërllogut të stafit, që mund të riciklohet. Në çdo kat të ndërtesës së KEK-ut kanë vendosë kovë veçanërisht për këtë qëllim – ku hidhen kanaqet e aluminta dhe shishet e plastikës. Dhe kur janë gati 15 kilogramë janë grumbullue, e kanë ftue Naserin me ardhë për me i marrë.

Naseri rrin në lagjen e banuar me romë, ashkali dhe egjiptianë – ‘28’ në Fushë- Kosovë. Ai e ka ba rrugën për në Prishtinë, tue marrë një vozitje me kultivatorin e një shoku, ka marrë pak kohë dhe në fund edhe pak para. Pra kjo është arsyeja pse ia kemi ble një bicikëll Naserit.

Naseri me bicikllën e tij të re

Javën tjetër, ai ka shkue në KEK dhe ka marrë prapë 11 kilogramë bërllok që mund të riciklohet, tue shpëtue dhjetë thasë të mbushura prej deponisë, dhe tue shpëtue veten prej rreziqeve për shëndetin që vjen gjatë rrëmimit nëpër kontenjerët e mbeturinave që mund të ripërdoren.

Me një karrocë të veçantë, të lidhur pas bicikllës, Naseri mund të mbledhë më shumë – prej KEK-ut, por gjithashtu prej vendit ku është mësue me ‘kullotë’. ‘Ka më shumë bërllog që mund të shes në Prishtinë, sesa në Fushë-Kosovë,’ shpjegon ai. ‘Mirëpo vetëm me një bicikëll është e mundshme për mua m’i gjetë’.

Shumat që fiton Naseri prej shitjes së këtij bërllogu janë të vogla – vetëm disa euro për çdo ngarkim – mirëpo më tregon që ngapak mund të rritet fitimi. ‘Duhesh me ndejt vetëm me punë, me punë, me punë. Dhe për çdo thes që shitet ki një kafshatë bukë. Dhe nëse ki tepricë, i mbaj për me blej një kultivator. O nëse kisha pasë një kultivator muj me fitue më shumë para se më duhet veç me gjallnue, dhe për pak muj me ble një shpi. Vetem një shpi – ky është gjithçka që po kërkoj prej Allahut për këtë jetë.’

Projekti është në faze fillestare, por tashme kemi gjetë një restorant në Prishtinë që don me ba të njëjtën marrëveshje me Naserin – ose me Agronin, ose me ndonjërin prej kryefamiljarëve në Fushë-Kosovë që e njohim që sigurojnë bukën e tyre prej grumbullimit dhe shitjen e mbeturinave. Njerëz të gatshëm për këtë punë ka pa kufi në Fushë-Kosovë, dhe duhet me pasë shumë organizata ose biznese në Prishtinë që mund të bashkëpunojnë me ta.

Nëse organizata juaj është e interesuar në këtë punë, kontaktoni.

Elizabeth Gowing është autorja e Travels in Blood and Honey; becoming a beekeeper in Kosovo, të botuar sivjet. Gjithashtu ajo është themeluesja e OJQ’së The Ideas Partnership, të regjistruar në Kosovë me punë në projekte arsimore, mjedisore dhe kulturore. Mund të kontaktohet në [email protected]