BE Paralajmëron Bankën Botërore

Stefan Fule, Komisioneri për zgjerim i BE’së, dhe Gunther Oettinger, Komisioneri për Energji, paralajmëruan Bankën Botërore në Maj që të mos e tërheq mbështetjen financiare për planet e Kosovës për termocentralin e ri prej 600 megavatësh.

Në një letër të rrjedhur e të publikuar në faqen e internetit euractiv.com, ata paralajmëruan kryeshefin ekzekutiv të Bankës Botërore, se “Garancioni i Pjesshëm i  Riskut” ishte i domosdoshëm për ta siguruar një investitor të kualifikuar dhe për të siguruar se Qeveria e Kosovës zgjedh opsionin më miqësor ndaj mjedisit.

Paralajmërimi erdhi pasi Banka Botërore filloi të rivlerësojë zotimin e saj për një termocentral të madh të qymyrit në shenjë të standardit të saj të ri mjedisor.

Në vitin 2010, ambientalistët dhe bordi i Bankës Botërore u përleshën rreth planeve për financimin e një termocentrali me thëngjill në Afrikën e Jugut, me kredi në vlerë prej 3.75 miliardë dollarësh,  që në fund u miratua.

Sipas dokumenteve të brendshme të Bankës Botërore, organizata ka vendosur të shtyjë vendimin përfundimtar lidhur me mbështetjen e saj deri kur një komision i ri ekspertësh mjedisorë të japë vlerësim rreth propozimit kosovar. Vendimi i bordit pritet në nëntor.

Termocentrali i Kosovës prej 600 megavatësh do të djegë linjit, që ndryshe njihet si qymyri i kaftë.

 

“Nëse Banka do të tërhiqet nga Termocentrali i ri energjetik i Kosovës, parashohim rrezikun që Kosova të heq dorë nga zotimi i saj për mbylljen e ‘Kosovës A’ gjer në vitin 2015 dhe do të bëjë veprime për të zgjatur jetën e termocentralit”, pohuan komisionerët.

 

Kosova është e pesta për nga rezervat botërore të kësaj lënde ndezëse me ndotje të lartë dhe  ajo synonte ndërtimin e një skeme masive prej 2000 megavatësh për t’u pozicionuar si eksportues i madh në rajon. Kriza ekonomike, vonesa në plane dhe kërkesat në rritje për energji të pastër përfundimisht fundosën marrëveshjen vitin e kaluar,  duke çuar drejt një projekti të rishikuar, më të vogël.

“Nëse Banka do ta ndërpresë përfshirjen e saj duke tërhequr ‘Garancionin e Pjesshëm të Riskut’ (GPR) të paraparë për tenderin për prodhim të energjisë, besojmë se Qeveria e Kosovës megjithatë do të vazhdojë me projektin dhe nuk do t’i kushtojë vëmendjen e duhur standardeve të saj mjedisore”, shkruajnë komisionerët.

Pa këtë garancion, shtuan ata, Kosova do ta ketë të vështirë të veprojë në pajtim me zotimet mjedisore të Komunitetit të Energjisë. Komuniteti i Energjisë i BE’së përfshin si palë kontraktuese Moldavinë, Ukrainën dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse Banka do të tërhiqet nga Termocentrali i ri energjetik i Kosovës, parashohim rrezikun që Kosova të heq dorë nga zotimi i saj për mbylljen e ‘Kosovës A’ gjer në vitin 2015 dhe do të bëjë veprime për të zgjatur jetën e termocentralit”, pohuan komisionerët.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane për Investime janë duke ofruar së bashku  një kredi prej 770 milionë euro për një termocentral linjiti në Slloveni.

Por, komisionerët hamenden nëse fonde të ngjashme do të jenë në dispozicion për Kosovën. “Nuk ka shumë gjasa që ndonjë institucion tjetër financiar i Europës i ngjashëm me Bankën Botërore të mund të merr këtë  projekt përsipër dhe ta mbështesë këtë projekt të prodhimit të energjisë”, shkruajnë ata.

READ THE LETTER HERE: EU_Letter_CAB24_0519104639_001(2)_798717.pdf