Ndalohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë një person i cili po dyshohet për veprën penale, ‘sulm seksual’.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se personi i ndaluar ishte në lidhje dashurie me një vajzë të moshës së mitur, tani e një vit.

“Ekziston dyshimi se i njëjti ishte në lidhje dashurie me viktimën e moshës se mitur tani e një vit, andaj, me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Ky institucioni ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit, Xh.I. brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.