Foto-ilustrim

Gjendet e vdekur një grua në Obiliq

Një grua është gjetur e vdekur në fshatin Dardhishtë të Obiliqit sonte, më 28.03.2024.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se për rastin janë informuar në 18:00h.

Ahmeti tha se Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e gruas.

Tutje ajo njoftoi se zyrtarët policorë me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit, i cili po trajtohet si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Ahmeti shtoi se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.