Varroset Dëshmitari X

Familjarë e të njohur tjerë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit pasi trupi i tij i pajetë u soll më herët gjatë ditës nga Gjermania.

I ndjeri, i njohur më shumë si “Dëshmitari X” ishte dëshmitari kryesor në gjykimin kundër 10 luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Fatmir Limajn, ish-Ministrin e Transportit dhe nënkryetarin e Partisë Demokratike në pushtet.

Zogaj u gjet i vdekur të hënën mbrëma në një park në Duisburg të Gjermanisë.

Policia gjermane supozon se i akuzuari kreu vetëvrasje duke u varur në një pemë.

“Ai kishte një zor të madh që e ka shtyrë në veprimin e tij”, ka thënë Sahit Zogaj, djali i madh i të ndjerit.

Dëshmitari X kishte dhënë dëshmi vendimtare në lidhje me ngjarjet që supozohet të kenë ndodhur në kampin e improvizuar të Kleçkës, gjatë luftës më 1999 në Kosovë, ku ai thuhej të ketë ushtruar detyrën e rojës së burgut. Zogaj, në 13 dëshmitë e tij, u kishte konfirmuar prokurorëve të EULEX’it se ai kishte marrë urdhra nga Fatmir Limaj për të ekzekutuar të tjerët, përfshirë shqiptarët dhe serbët.

Zogaj kishte qenë nën mbrojtje të EULEX’it kur ishte marrë nga shtëpia e tij në Prizren në muajin mars, por jo edhe në kohën e vdekjes. Mbetet e paqartë edhe më tej se për sa kohë kishte qëndruar ai në Duisburg.

Familja e ka bërë EULEX’in përgjegjës për vdekjen e tij pasi thotë se i biri ishte marrë me forcë nga gruaja dhe fëmijët, se do të duhej të kishte qenë mbrojtur dhe edhe më tej nuk është e bindur në raportimet për vetëvrasje.
Akterë lokalë dhe të shoqërisë civile, gjithashtu akuzuan EULEX’in se po dështon të mbrojë dëshmitarët.

Edhe Komisioneri i Lartë i OKB’së për të Drejtat e Njeriut ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me rastin. Zëdhënësi Rupert Colbille ka thënë se përderisa arsyet për këtë vetëvrasje janë vështirë të vërtetueshme, rasti vetëm sforcon shqetësimet në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë.

“Ne bëjmë thirrje për ngritjen e një sistemi efektiv dhe të pavarur të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave në Kosovë. Vetëm një sistem i tillë mund të ndihmojë sjelljen e drejtësisë për viktimat”.

EULEX’i ka shprehur keqardhje për humbjen e Zogajt dhe ka ngushëlluar familjem, por ka thënë se nuk do të japë asnjë detaj operacional në lidhje me statusin që kishte Dëshmitari X tek ky mision.