Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që voziti nën ndikimin e alkoolit

Policia në Ferizaj ka shqiptuar gjobë ndaj vozitësit D.M, 27 vjeç, pasi rreth orës 05:35 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë po voziste nën ndikim të alkoolit.

Sipas njoftimit të policisë, pas testimit ka rezultuar me 0.85 promila.

Ndaj tij policia ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, dy pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apeloi tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë veturat nën ndikimin e alkoolit.