I hapet rrugë funksionalizimit të Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar

Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë rregullore me qëllim që të funksionalizohet Agjencia për Informacionin e Klasifikuar.

Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se këto rregullore janë të nevojshme për të ndërtuar infrastrukturën e duhur në mënyrë që të vihet në funksion ky institucion.

Pesë rregulloret e miratuara janë: Rregullorja për procedurat e Verifikimit e Sigurisë së Personelit dhe Procedurën e Ankesës; Rregullorja për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në Fushën Industriale; Rregullorja për Sigurinë Fizike të Informacionit të Klasifikuar; Rregullorja për Klasifikimin, Ndryshimin e Statusit të Klasifikimit, Asgjësimin dhe Shkatërrimin e Informacionit të Klasifikuar; dhe Rregullorja për Administrimin e Informacionit të Klasifikuar dhe Themelimin e Njësisë së Informacionit të Klasifikuar.

Në Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar të publikuar në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se ky dokument ka për qëllim themelimin e parimeve bazë, standardeve minimale të sigurisë si dhe një sistemi unik për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar që kanë të bëjnë me interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.