Mitrovice e Veriut, Foto: Luljeta Beselica, KALLXO.com, 01.06.2023

Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në Mitrovicë të veriut

Një aksion inspektues në Mitrovicë të veriut është zhvilluar gjatë datës 16.04.2024 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë përkatësisht inspektoratit farmaceutik. 

Ky inspektorat në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më 16.04.2024 ka realizuar aksionin në subjektet të cilat operonin me produkte dhe pajisje medicinale në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatorës edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti.

Në pikën e karburantit  “WOL Group” në Leshak, ministria ka njoftuar se janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë.

Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia “.

Këtyre barnatoreve sipas ministrisë i është ndërpre veprimtaria e tyre farmaceutike, dhe të njejtit janë udhëzuar se si të arrijnë të licencojnë veprimtaritë e tyre sipas legjislacionit  në fuqi në vend.

Kurse në pikën e karburanteve është ndaluar veprimtaria farmaceutike.