Policia Serbe Shtyp Mbledhinë e Artistëve

Dritare të thyera, mobile të cilat nuk i ka përdorur askush për vite me radhë dhe dysheme e mbuluar me gjethe – kështu dukeshin barakat e braktisura ushtarake të Arcibald Rajs (Archibald Reiss) në Novi Sad, gjatë pesë viteve të fundit.

Por javën e kaluar, edhe pse dritaret nuk ishin ndërruar, ndërtesa ishte pastruar dhe ishte ndezur një zjarr në oborr nga banorët e rinj në përpjekje për t’u ngrohur. Në këtë ndërtesë nuk kishte energji elektrike, ujë apo ngrohje, sepse ishin ndërprerë shumë kohë më parë.

Edhe pse Ministria e Mbrojtjes së Serbisë dhe autoritetet komunale, të cilat janë pronare të barakave, e kanë kundërshtuar idenë që nga fillimi, 20 organizata jo-qeveritare që i takojnë Iniciativës së Qendrës Sociale, në fund të dhjetorit, ndërmorën një hap që është mjaft i pazakontë në Serbi.

Pasi që kishin hulumtuar për vite një hapësirë për mbajtjen e aktiviteteve të ndryshme, grupet ecën hapave të kolegëve Evropian duke vendosur që të “mblidhen”. Gjatë natës ata e kthyen ndërtesën e braktisur në “Qendër Sociale”, një vend të kulturës, sportit dhe arsimit.

Një varg programesh ndodhin tash në atë vend, që nga ushtrimet për fuqinë e vullnetit dhe zhvillimin e trupit deri te kurset për rrethoja, filmim, seanca dëgjimi të muzikës moderne klasike. Jiu-Jitsu Brazilian, punëtori cirku modern, seanca rok-and-rolli, mbledhi letërsie, punëtori për thurje dhe orë të vallëzimit salsa.

Programet mbaheshin gjatë ditës dhe në mbrëmje, shumë njerëz vinin gjatë ditës dhe i shikonin shfaqjet të veshur me pallto dimri.

Disa aktivistë rinin gjatë natës në baraka për t’i mbrojtur objektet në rast se autoritetet e komunës e ndryshojnë qëndrimin fillestar tolerant.

Plani u nis:

Megjithatë, gjithnjë ishte e qartë se mbajtja e barakave mund të jetë afat-shkurtër, pasi që qeveria e Serbisë ka një plan të madh për atë vend  që parasheh shitje e tij për rreth 11 milionë euro.

Qendra e artit nga brenda, Foto nga Drustveni centar

Qyteti i Novi Sadit ka të drejta të pakontestuara në rast të shitjes – por pasi që nuk ka të holla, tashmë ka deklaruar se nuk mund të konkurrojë për barakat. Andaj, pritet që objekti të dalë në ankand publik.

Kur autoritetet komunale nuk intervenuan për t’i larguar aktivistët menjëherë, kjo ndikoi që të ketë protesta nga anëtarët e Novi Sadit të Shoqatës Serbe të Ushtarëve Pa Strehë. Pasi që mbaroi lufta në rajon, familjeve të oficerëve dhe nën-oficerëve nga ish-Jugosllavia u ishte dhënë qëndrim i përkohshëm në baraka për disa vite.

Por pas një vendimi të komandës së atëhershme ushtarake, katër vite më parë ata u dëbuan nga barakat dhe u vendosën në një vend tjetër. Tash ata thonë se nuk është e drejtë që banorëve të rinj u jepet trajtim i preferuar, siç e quajnë ata.

Para rreth një viti Kuda.org, një organizatë jo-qeveritare nga Novi Sadi e bëri një film të titulluar Barakat e Hapura, duke tërhequr vëmendjen për aktivitete të ngjashme në Evropë pas së cilës objektet e braktisura ushtarake u konvertuan në hapësira për aktivitete kulturore.

Pas shfaqjes së filmit, ideja që ndërtesa e braktisur dhe e shkatërruar afër qendrës së qytetit, në rrugën Futoska 55, mundej gjithashtu të mirëpresë ngjarje sociale dhe kulturore fitoi rastin e vet.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/UqQyI5IfAuU” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Veprimi në ditën e ushtrisë:

Aktivistët vendosën që të vendosen në baraka më 22 dhjetor. Në ish-Jugosllavi kjo ditë festohej si dita e Armatës Popullore Jugosllave, APJ.

Para se të hyjnë më shumë se 200 njerëz në objektin ushtarak, shoqata ia dërgoi një memorandum Ministrisë Serbe të Mbrojtjes dhe Komunës së Novi Sadit, ku të dyja refuzuan ta përkrahin këtë veprim

Përkundër kësaj, ata hynë përmes dyerve të mbyllura, dhe disa minuta pas mesditës filluan ta pastrojnë hapësirën.

“Kjo është porosia jonë, që ka ardhur koha e demilitarizimit, kohërat e luftës kanë përfunduar dhe ka ardhë koha e artit dhe aktivizmit social,” deklaroi Nenad Ivanoviic, nga lëvizja Free Team.

Nga gjithsej 7,300 metra katrorë, pak më pak se 500 u pastruan menjëherë.

Përderisa barakat u mbushën me aktivitete, Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN-it se edhe pse e respektonte interesimin e Qendrës Sociale për shfrytëzimin e objektit, nuk do ta lë anash përmbledhjen e planifikuar të dokumentacionit të tenderit që duhet dorëzuar në Drejtorinë për Prona të Serbisë e cila do ta shqyrtojë më tej.

“Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje me komunën, e cila ka prioritet, për marrjen e barakave përmes transferit të pronësisë për një çmim të përshtatshëm, do të mbahet ankand publik për të cilin tashmë ka interesim të madh” tha zëdhënësi i ministrisë.

 

Nga Barakat në Qendër Arti

Artistët dhe organizatat jo-qeveritare Sllovene u mblodhën në selinë e Armatës Popullore Jugosllave në vitin 1993 dhe e kthyen hapësirën në Qendrën e Pavarur Sociale Metelkova. “Mbledhja” u mbajt menjëherë pasi që Komuna e Lubjanës vendosi ta rrënojë ndërtesën në vend se tua japë artistëve.

Ata i morën barakat prej 12,500 metra katrorë të cilat tash janë kthyer në galeri, kateteri, atelie arti dhe programe tjera.

Kryetari i Bashkisë së Novi Sadit Igor Pavlicic tha në fund të dhjetorit se e kuptonte nevojën e shoqatave të qytetarëve për ta pasur hapësirën e vet në qytet, por nuk mund ta përkrahë hyrjen ilegale.

Presidenti i Asamblesë Komunale të Novi Sadit, Aleksandar Jovanovic, u kujtua në ndërkohë se qytetit i mungojnë fondet për blerjen e barakave dhe nuk ka ndonjë perspektivë imediate për ta fituar një shumë të tillë të hollash.

Në anën tjetër, aktivistët insistojnë se kanë nevojë për hapësirë, duke shtuar se interesat komerciale duhet të jenë në rend të dytë në lidhje me të mirën e përgjithshme publike.

Një letër përkrahjeje e postuar në ueb faqen e Iniciativës së Qendrës Sociale, arriti nga Shoqata e Pavarur e Skenës Kulturore, ShPSK, që i përmbledh rreth 70 organizata jo-qeveritare të cilat punojnë në fushën e kulturës.

“Lufta për hapësirë publike në të cilën aktivitetet e anëtarëve të shoqatës (kulturore, edukative, sportive, …) do të organizoheshin lirshëm është diçka që na pret në tërë Serbinë”, shkruante aty.

“Në të njëjtën kohë, kjo është edhe luftë për të mirën publike – e lënë anash në luftën grupeve klienteliste dhe interesave komerciale”, vazhdonte letra.

Në ndërkohë, aktivistët fituan përkrahjen e shumë organizatave jo-qeveritare në tërë Serbinë dhe në rajon, duke përfshirë Qendrën Kulturore të të Rinjve Abrasevic të bazuar në Mostar, revistën Liceulice nga Beogradi, Iniciativat Civile, Rojcnet nga Pula dhe Metelkova nga Sllovenia.

ShPSK-ja i nxiti anëtarët e vet dhe qytetarët e organizatat tjera civile të Serbisë ta japin përkrahjen e tyre për aktivistët dhe të dalin me programe artistike dhe kulturore të cilat mund të organizohen në Qendrën Sociale.

Artistja vizuale nga Novi Sadi Jelena Juras tha se e përkrahte iniciativën për konvertimin e objektit ushtarak dhe për lejimin e shfrytëzimit të saj nga njerëzit për programe të ndryshme.

“Nuk kam njohuri për ndonjë hapësirë tjetër që do të mund të shfrytëzohej për të njëjtin qëllim si Qendër Sociale, e cila organizon në kuadër të saj programe të ndryshme edukative që janë falas dhe të hapura për të gjithë”, tha ajo.

“Qëllimi kryesor i iniciativës është saktësisht krijimi i Qendrës Sociale e cila është e hapur për të gjithë ata që përqendrohen në shërbime për komunitetin, qofshin ata njerëz apo shoqata të qytetarëve”, tha Milan Vracar nga organizata KulturaNova nga Novi Sadi, i cili është anëtarë i Iniciativës.

Kundërshtarët kundërgodasin:

Por nuk e konsideruan të gjithë iniciativën në mënyrë miratuese. Disa përfaqësues të Shoqatës së Ushtarëve pa Shtëpi thanë se nuk kanë asgjë kundër kulturës por u ndjenë thellësisht të pakënaqur me mënyrën si janë trajtuar.

Rreth 450 familje të personelit ushtarak jetojnë në Vojvodinë në barakat e braktisura ushtarake në të cilat kushtet e jetesës janë të këqija, përderisa rreth 350 familje tjera jetojnë në hapësira me qira.

“Ushtarët pa shtëpi janë larguar më herët nga kjo ndërtesë dhe tash – kur njerëzit kanë hyrë në të njëjtat objekte – nuk ka reagim nga autoritetet”, u ankua një anëtar i shoqatës, i cili insistoi në anonimitet.

Aktivistët e kulturës thanë se nuk dëshironin konflikt me Ushtrinë apo autoritetet komunale, e as shkeljen e të drejtave të dikujt tjetër.

“Në këtë pikë ne nuk jemi duke e marrë parasysh largimin nga kjo hapësirë, ne jemi duke vazhduar punën tonë. Ajo që është me rëndësi është se ideja po vazhdon dhe po zhvillohet”, tha Goran Filipas, nga KinoKlub i Novi Sadit.

Lutja e Filipas për të mos e mbyllur qendrën do të vihet në test tani; policia e Novi Sadit hyri në baraka dhe i largoi aktivistët të premten në mëngjes.

Sipas aktivistëve, policia ushtarake arriti në orën 9 të mëngjesit dhe kësaj radhe ishin më të ashpër se herën e kaluar, kështu që ata vendosën të largohen.

Shefi i marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, Koloneli Milivoje Pajovic, i tha agjencisë së lajmeve Tanjug se policia ushtarake “e mori kontrollim mbi objektin” në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe me prezencën e gjykatësit. Sipas tij, anëtarët e qendrës së komunitetit u larguan nga barakat pa ndonjë incident.

Një nga eksperimentet e vetme të Serbisë në mbledhi duket se përfundoi – së paku për tash.

Por sipas artistëve, ideja kryesore e qendrës së komunitetit nuk duhet të lejohet që të shuhet. “Ne do të organizojmë programe nën qiellin e hapur”, tha Filipas.

“Kori ‘Horkestar’ nga Beogradi do të vijë këtu pas disa ditësh”, shtoi ai. “Ne mund të këndojmë para qendrës së komunitetit dhe pas rrethojës, si edhe në lokacione të ndryshme në qytet”, tha ai.

Ky artikull është i financuar në kuadër të projektit BICCED, të përkrahur nga Programi Kulturor Zviceran.