Hashim Rexhepi i Lirë

Kolegji i gjyqtarëve të EULEX’it ka refuzuar ankesën e prokurorisë për të vazhduar hetimet ndaj ish-guvernatorit të Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi i cili ishte shpallur i pafajshëm më 12 dhjetor,2011. 

Hashim Rexhepi ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat që rëndonin atë për shpërdorim të pozitës të pozitës zyrtare ose autorizimit, ushtrimit të ndikimit dhe mashtrimit dhe veprave tjera penale, në tërësi nëntë veprave penale.

Rexhepi ishte liruar nga akuzat javën e kaluar pas shtatëmbëdhjetë muajsh që kur iu iniciua procedura kundër tij.