Një Muaj Paraburgim për Tolajn

Një gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut të Qarkut ia ka caktuar një muaj paraburgim sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, i cili u arrestua dje me akuza për korrupsion.

Ndërsa masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditë sh iu është caktuar tre zyrtarëve të tjerë të lartë të kësaj ministrie, Bekim Fushës, shef i sektorit të Farmaceutikës; Hajrullah Fejzës, shef i divizionit për cilësi dhe Zenel Kuçit, shef i Prokurimit, të arrestuar, po ashtu, gjatë operacionit të djeshëm të policisë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjykatësi i EULEX-it ka arsyetuar shqiptimin e paraburgimit me mundësinë që Tolaj të ndikojë dhe dëmtojë procesin.

Avokati mbrojtës i Tolajt, Bajram Tmava, njoftoi se me aktvendim të veçantë, Tolaj dhe tre të dyshuarit e tjerë janë suspenduar nga detyra në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai ka aluduar për ndikim politik me rastin e arrestimit “spektokalar” të klientit të tij.
 
“Dhe që për suspendimin të Tolaj është njoftu edhe kryeministri, ma merr mendja se nuk do të koment…”, u shpreh ai.

I pyetur nga Gazeta JnK se a do të thotë kjo që kryeministri ka pasur ndikim në arrestimin e Tolajt, Tmava u përgjigj: “Unë nuk e thashë këtë”.