Makolli Nuk Lejohet të Hyjë në Serbi

Ministri i diasporës, Ibrahim Makolli tha se autoritetet serbe nuk i kishin dhënë asnjë arsye për mos lejim të kalimit të kufirit.

Riza Halimi, i vetmi deputet shqiptar në parlamentin serb, kishte thënë se MPB’ja serbe nuk do ta lejojë Makollin të kaloj as si ministër e as si qytetarë, tha Makolli. 

“Serbia edhe tutje nuk mund të shkëputet nga mentaliteti i së kaluarës. Me sjellje dhe veprime të tilla po vazhdon të jep një përgjigje që nuk është e gatshme të respektoj marrëveshje dhe që të ketë bashkëpunim dhe për tu sjell si e barabartë me të tjerët,” Makolli i tha Gazetës Jeta në Kosovë.

Ministri Makolli kishte paraparë të takohet me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, më pas kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafa dhe pas tyre edhe me kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, Galip Beqiri.

Një ditë më herët, Makolli kishte thënë se nuk do të lejojë t’i preken targat e makinës gjatë vizitës në Luginë të Preshevës.