Vodhën dhe Therën Tërë Kopenë

Hetues për hetimin e vjedhjeve të Stacionit Policor në Prizren kanë arrestuar V. Hashanin dhe Q. Krasniqin, të cilët dyshohet se më datën 26 dhjetor 2011 kanë depërtuar në vathën e deleve të një bariu në Lagjen “Bajram Curr” në Prizren.

Nga aty, ata kishin vjedhur 32 dele dhe 6 desh dhe më pas këto ia kanë shitur B. Kabashit.

“E tërë kopeja më pas është therë dhe mishi i tyre është shitur”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha.

Hetuesit policorë, po ashtu, kanë ngritur kallëzim penal ndaj B. Kabashit, i cili e ka blerë mallin e vjedhur.