Kosovari Arrestohet për Terrorizëm

Sami Osmankaq, 25 vjeç, shtetas amerikan i lindur në Prizren, Kosovë, tani përballet me gjykatësin federal nën akuzën për terrorizëm pasi që ishte planifikuar bombë me veturë që do të pasohej me marrje pengjesh dhe shpërthim të një rripi vetëvrasës që kishte planifikuar ta mbante në trup. 

Osmankaq kishte rënë në duar të FBI’së pasi që ai mendonte se po blinte eksplozivë nga një shitës legjitim ndërsa shitësi ishte agjent sekret.

“Ne të gjithë duhet të vdesim, pse atëherë të mos vdesim në mënyrën islamike?”, citohet t’i ketë thënë Osmankaq nëpunësit të maskuar të FBI-së.

Policia thotë se Osmankaq (Osmakac nga mediat amerikane dhe i lindur në Jugosllavi) nuk duket se ka lidhje me Al- Qaedan por shenjat e para supozojnë për ‘vetradikalizëm’, raporton CNN. “Nuk kam asnjë dëshmi se dikush tjetër ka qenë i përfshirë në planifikim dhe kryerje (të sulmit)”, tha zyrtari.

Deri në muajin nëntor i dyshuari kishte diskutuar caqe të mundshme të sulmeve në Tampa dhe kishte kërkuar ndihmën e burimit konfidencial për të siguruar armë dhe mjete shpërthyese për sulm, thuhet në kallëzimin penal.

Osmankaq paraqitet në shumë video të shpërndara nëpër internet ku ai predikon per fenë Islame.

<iframe width=”480″ height=”360″ src=”http://www.youtube.com/embed/Uf5QemxhWtI” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>