7 Arsye Që Të Qëndroni në Kosovë Gjatë Verës

Shumica e kosovarëve zgjedhin bregdetin për të kaluar një pjesë të verës, por për pjesën tjetër ekzistojnë edhe disa zgjedhje lokale.  Në edicionin e saj të 139, përpara pushimi veror, ekipi i redaktorëve të gazetës në gjuhën angleze ka dhënë shtatë arsye që të bëni qejf edhe në Kosovë.

Ja lista:

1. Novobërda

E ndërtuar në një maje vullkani, Kalaja e Novobërdës-Artanës në lindje të Kosovës daton qysh në vitin 1930 me popullsi të dendur dhe qendër e tregtisë dhe minierave. Tani është një zonë e mbrojtur, dhe çdo kush mund të ju dërgoj deri atje për të shikuar se çfarë ka mbetur nga 8 kullat dhe 3 portat që janë përdorur për ta krijuar qytetin mesjetar. 

2. Bogë, Rugova

Bogë është një fshat i vogël i vendosur në zemër të vijës malore të Rugovës, dhe llogaritet si një mënyrë fenomenale e të dashuruarve në hiking dhe daljet në natyrë. Ky është i vetmi vend në gjithë Kosovën ku mund të gjeni në një hapësirë, majat, pyjet, shpellat dhe ujëvarat. Shkoni këtu për hiking, ngjitje në gurë dhe bëni kamping.

 

3. Strehimorja e Arinjve – Mramor

E hapur pranverën e vitit të kaluar, strehimorja e vetme në Kosovë e arinjve tani ështe vendosur në një hapësirë prej 5 mijë metra katror jo aq larg Prishtinës. Strehimorja është aktualisht shtëpia e 13 arinjve të cilët janë shpëtuar nga izolimi në restorante të ndryshme dhe kopshte zoologjike private në Kosovë. Strehimorja ka 10 të punësuar dhe aty mund të gjeni cicërues që do të ju tregojnë për gjithë atë çfarë ndodh. Strehimorja është e hapur gjatë tërë vitit. 

4. Banja e Pejës 

Burimet termale të ujërave në Pejë supozohet të kenë shumë cilësi shëruese dhe janë njëra ndër format më të popullarizuara të mjekësisë popullore në Kosovë. E vendosur në një shtëpi nga guri dhe i rrethuar me pemë,  udhëtimi deri atje ia vlen shumë. 

5. Brod – Dragash 

Jugu i rajonit të Dragashit është një nga sekretet më të mira që mbahen në Kosovë: fshati goran në Brod. Komuniteti goran flet gjuhën sllave dhe janë besimtar mysliman me disa tradita dhe folklor të pasur dhe më të panjohura dhe jo të eksploruara në Kosovë. I shtrirë poshtë maleve të Sharrit, rruga deri në Brod është një udhëtim përmes grykave, liqeneve, lumenjve dhe maleve të Kosovës jugore. 

6. DokuFest – Prizren

Prizreni është zemra historike e Kosovës, me një seri të jashtëzakonshme të shtëpive, xhamive dhe kishave të vjetra dhe mbi të gjitha me një arkitekturë mbresëlënëse. Ecni deri në kodrën prapa qytetit për të zbuluar Kalanë e Prizrenit nga ku mund ta vështroni gjithë qytetin, eksploroni shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit dhe më e rëndësishme Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” që këtë vit fillon nga 16 gusht dhe mbyllet me 24 të atij muaji. 

7. Hoça e Madhe

Fshati Hoça e Madhe në Rahovec është njëri ndër vendet me numrin më të madh të Kishave historike Ortodokse. Janë gjithsejtë 13 dhe më e vjetra daton që prej shekullit VIII. Dhe më e rëndësishmja, mos e huqni verën e mrekullueshme lokale.