Ngrënie e Mirë në Shesh

Por kur jam ulur jashtë në një tavolinë, nën hije te hoteli “Swiss Diamond”, isha i fiksuar nga koktej “Negroni” i cili ishte në mesin e më të mirëve që kam provuar në qytet. Përzierja e thjeshtë e camparit, xhinit dhe vermutit të ëmbël është brenda mundësive të çdo banaku në secilin bar, por askush si duket nuk ia qëllon si duhet.

Duke qenë tarraca “Iliria”, vendi më luksoz i hotelit në një hapësirë më të lirë për të ngrënë e pirë, kokteji erdhi me çmimin prej 6 eurosh. Shumica e pijeve sillen prej 3 deri në 4 euro. Si rrjedhojë, mora vetëm një.

Gjatë pasdites së një të shtuneje me koktejin tim, opsionet për ushqim po ashtu tërhoqën vëmendjen time, posaçërisht sanduiçi “Swiss Diamond”, me mish viçi dhe gjalpë kikiriku. Në shumë vende në Prishtinë, një kombinim i tillë mund të më trembte. Por ky sandviç me çmimin prej 4 eurosh – më shtyn të them se kuzhina e hotelit di se si të përgatisë ushqim të mirë.

Sanduiçi që bart emrin e hotelit nuk ishte përjashtim. Kombinimi i rriskave të holla të mishit dhe gjalpit të kikirikut ndolli “Thai satay-n”. Domatet e freskëta, zarzavatet dhe misri ndihmuan në pasurimin e shijes. Nuk isha shumë i emocionuar me sasinë e madhe të bukës, por bukët e rrumbullakëta me farë dhe susam ishin të mira. Patatet e skuqura anash në pjatë ishin të trasha dhe sigurisht dy herë të fërguara, siç edhe duhet të jenë, por hasen shumë rrallë. Mikja që më shoqëroi për drekë ishte e befasuar për të mirë me sandviçin e saj me domate dhe djathë mocarella dhe shtresa të shëndetshme të salcës me borzilok. 

Me dy sandviçë dhe dy coca cola zero (secila nga 1.50 euro), u larguam nga tarraca “Iliria” me 10.50 euro. Ky është shpenzim i madh për drekë në Prishtinë, veçanërisht për një porosi të tillë të thjeshtë. Këtu shtrohet dilema e ngrënies në “Swiss Diamond” – posaçërisht me 20 euro për paradrekë dhe darkë që janë më të shtrenjtat në qytet. Ushqimi është me të vërtetë i mirë, por nuk është shumë e qartë nëse ia vlen. 

Në një vizitë pasuese u ballafaqova me një konflikt të ngjashëm, kur porosita një sallatë “tabouleh”. Vlonte nga barishtet e freskëta, dhe me siguri se do të ishte konkurrente në Lindjen e Mesme. Por me çmimin prej 4.40 eurosh për blerje të një porcioni do të ishte më i mirë si një ushqim anësor. 

Tarraca “Iliria”,si restoranti kryesor i hotelit, restoranti “Iliria” dhe i tërë hoteli, shesin arratisje. “Swiss Diamond” ofron një përmbushje luksoze dhe e duhur që mungon përgjatë industrisë së shërbimit në Kosovë. E tëra kjo ka një çmim – dhe kjo nuk është për secilin. 

Tarraca “Illiria” 

Sheshi Nëna Terezë (Te Hoteli “Swiss Diamond”)

Për çdo ditë nga 8:00 deri në 24:00