Luksi Zviceran Arrin në Prishtinë

Pas një freskimi të pamjes, në vlerë 40 milionë eurosh, ish-hotel Iliria/Bozhuri, tani edhe me një emër të ri “Swiss Diamond” Prishtina, i hapi dyert  më 1 Dhjetor.

Hoteli që ngjan të jetë si qytet në vete përmban qendrën e SPA të klasës së parë të këtij lloji në Kosovë, me një hapësire rreth  1200 metra katrorë dhe e hapur për vizitorë, si dhe 4 restoranteve dhe bare, kate ekzekutive dhe klubin ekskluziv; ky hotel i vendosur në zemër të qendrës nuk është vetëm në interes të personaliteteve kalimthi dhe biznesmenë të lartë.

SPA Qendra, e cila po ashtu është hapur me 1 dhjetor,  ofron: pishinë të brendshme me ngrohje, fitness me një teknologji te lartë, joga, 6 dhoma masazhi, 3 solariume, saunën e kripës, shpella akulli, sauna me avull, 2 sauna finlandeze, infrared Sauna, banjë turke, 3 xhakuzi dhe 1 dhomë relaksuese.

Dhe në qoftë se nuk është e mjaftueshme për t’ju lënë pa koment, nëse dëshironi ta përfundoni relaksimin tuaj me një cigare, edhe atë mund ta bëni në dhomën e pirjes së duhanit.

Qasja në banjë do të jetë e kufizuar për “Anëtarët ekzekutivë”, e cila ua jep mundësinë të kenë  qasje në shërbime te veçanta krejtësisht falas: masazhet  dhe qasja në programet e fitnesit, qasja në concierge me shërbime 24 orë,  lirim në lavanteri dhe pastrim kimik, lirim në restorante dhe bare.

Suita presidenciale vjen me një çmim që t’i mbush sytë me lot: 1,325 euro, por dhomat e thjeshta priten të jenë më një çmim të volitshëm; edhe pse çmimet nuk janë përfundimtare dhoma më e lirë pritet të jetë 98 euro.

Selim Pacolli, kryetar i bordit në Mabetex dhe vëllai i Behgjetit, tha se Prishtina kishte nevojë për një hotel luksoz me pesë yje.

“Prishtina është duke përjetuar një aktivitet te shpejtë ekonomik  i cili nxit kërkesë të madhe për hotele me kualitete te larta”.

“Jemi të nderuar  të bëjmë hapjen e një hoteli luksoz me 5 yje i cili do t’ju ofrojë udhëtarëve të biznesit si lokal ashtu edhe nivelin e komoditetit dhe shërbimit bashkëkohor”.

Hoteli përmban sasi të mëdha të mermerit, të importuara nga Italia, ndërtesa është ndërtuar me një gips të veçantë alabastër e cila është e përzier me fibra natyrore.

Ajo mund të mbajë 200 kg me vetëm 3 kg e gips. Kurse, ndërtesa e tërë përmban më shumë se 200 tonë të këtij gipsi.

Dekori i detajuar mbi tavanet dhe muret janë të gjitha punë dore dhe të bërë nga gipsi alabastër dhe më pas, një nga një, të pikturuar për t’u përputhur me ngjyrat e hotelit.