“Sharmi” i Bon Vivant

nga  Una Hajdari
© Tė drejtat autoriale

Ēdo vend i ri qė hapet nė hapėsirat mė tė frekuentuara mė sė shumti do ta kishte tė vėshtirė tėrheqjen e klientėve tė qėndrueshėm adhurues tė makiatove dhe frekuentuesve tė bareve tė vjetra. Bon Vivant tenton ta bėjė kėtė duke joshur ata qė kanė prirje frankofone me interierin kreativ dhe ēmimet tėrheqėse qė nxisin edhe skeptikėt mė tė mėdhenj.

Korridorit tė mbushur me kafene nė Prishtinė iu shtua edhe njė bar i ri kur nė mars tė kėtij viti u hap Bon Vivant, pėrballė Strip Depo-s. I ndodhur nė mes njė vargu butikėsh dhe konkurrentit mė tė madh “NOM-NOM” qė gjendet nė tė djathtė, Bon Vivant ėshtė shumė afėr kinemasė sė njohur ABC, nė rrugėn Rexhep Luci. Dallohet lehtė pėr shkak tė njė maketi me ngjyrė tė kuqe tė ndezur tė kullės sė Eifelit vendosur nė tarracėn e konsiderueshme.

Kalimtarėt do t’i tėrheqė eksterieri plot ngjyra i Bon Vivant-it, qė plotėson atmosferėn e gjallė qė krijohet nga turma e njerėzve tė cilėt ulen nė tavolinat e vendosura pranė banakut. Interieri i bukur i punuar kryesisht me dorė, i stolisur me llamba Ikea, aty kėtu, ndahet nė tri zona relativisht tė vogla, secila me plan dhe qėllim tė veēantė. Vizitorėt mund tė zgjedhin nė mes ulėseve tė banakut, karrigeve tė drurit, kanapeve lara-lara pranė dritareve tė larta ose divaneve tė vendosura paralelisht nė qoshet e hapėsirės qė bėjnė Bon Vivant njė vend modest pėr tu takuar gjatė ditės dhe njė vend i rehatshėm pėr tė kaluar orėt e vona tė mbrėmjes pėr grupe tė vogla dhe tė mėdha klientėsh.  

Shumica e banakierėve flasin anglisht. Banaku ėshtė i ndėrtuar pėrplot me dollape qė shtrihen pėrgjatė dy zonave kryesore tė tij. Kamerierėt dallohen me bluza tė zeza qė pėrpara kanė tė shtypur logon e njė femre nė formė siluete ngjyrė ari. Pėr ata qė ndalojnė aty pėr vizitė gjatė ditės, Bon Vivant ofron makiato tė veēanta prishtinase, bashkė me njė llojllojshmėri pijesh joalkoolike dhe njė meny jo edhe aq mbresėlėnėse - me fjalė tjera nuk bėhet fjalė pėr ushqim francez. Aty ofrohen sallata, sandviēė tė ndryshėm, pasta, ndėrsa tė njėjta janė edhe nė versionin vegjetarian edhe pse nė meny kjo ėshtė e cekur. Supa ditore sė bashku me njė opsion ėmbėlsire ofrohen pėr ēmime tė pėrballueshme prej 1,50 deri 4 euro. Lėngjet e freskėta pėrfshijnė lėng shege dhe portokalli, si dhe pije frutash tė tundura.

Bon Vivant fillon tė marrė jetė rreth orės 4 pas dite. Nė kėtė kohė fillon “Happy hour” qė zgjatė deri nė orėn 7 pasdite. Kjo ėshtė koha kur banakieri kryesor tė cilit si stafi ashtu edhe klientėt i drejtohen me nofkėn “dashnori” fillon pėrgatitjen e koktejeve tė reja e tradicionale gjersa muzika fillon tė merr hov, dritat veniten paksa ndėrsa ulėset mė tė rehatshme fillojnė t’i zėnė ata qė duan tė relaksohen nga puna e lodhshme e njė dite. Pijet shėrbehen me njė enė pėrplot me qershi, dredhėza dhe nganjėherė me karota e tranguj nėse nuk ėshtė stina e ngrohtė. Ēmimet ndryshojnė nga 3 euro pėr koktejet e zakonshėm, deri nė 4 euro pėr koktejet nė gota nė formė koni. Ndjehuni tė lirė tė kėrkoni nga “dashnori” t'ju bėjė diēka tė veēantė; shpikja e tij e preferuar ėshtė "Green Chile", njė koktej me ngjyra tė ndezura qė pėrmban vodkė dredhėzash, rum, Curaēao tė kaltėr, lėng portokalli dhe shurup kivi. Bon Vivant nuk ka meny verėrash. Prandaj duhet tė kėrkoni qė kamerieri t’iu sjellė njė tė tillė ndėrsa shishet e verėrave janė tė madhėsive tė ndryshme pėrfshirė shishet e vogla mjaft tė popullarizuara tė rose-sė ose “Stone Castle-it” vendor.  Tė mėrkurave, tė premteve dhe tė shtunave gjatė orėve tė mbrėmjes ka fluks mė tė madh tė vizitorėve prandaj telefononi mė herėt pėr rezervime.

Bon Vivant

Rruga: Rexhep Luci Street, Prishtina 

+38649707060

Orari i punės: 7 pm deri 12 pm. Vikendeve punohet mė gjatė. 

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Uji Vjen me Vėrshim
    Shiko arkivėn