Sanduiçët e Papirunit, thelbi i revolucionit kulinaresk

Sa herë që unë marrë vizitorë për të ngrënë një kafjall këtu, ata janë pothuajse gjithmonë të rrëmbyer nga bollëku i ushqimit të shijshëm me çmime të përshtatshme, të paktën sipas standardeve evropiane dhe amerikane, në vende si Tiffany, Renaissance, Pjata dhe disa të tjerë.

Këto zgjedhje janë  gjithmonë të mira, por edhe vazhdimisht ofrojnë të njëjtën gjë. Unë nuk do të isha i befasuar as nëse menyja e pashkruar në Tiffany nuk ka ndryshuar aspak që nga fillimi i restorantit. Jo se dikush është ankuar. Por për ne që e quajmë Prishtinën shtëpi, ngrëniet jashtë mund të bëhen të mërzitshme. 

Hapja e kuzhinës vegjetariane në Tingëll Tangëll në vitin 2011 ofroi një opsion më të mirë sesa ushqimet e zakonshme. Kjo nuk ishte risi e thjeshtë e të pasurit një restorant vegjetarian këtu. Çdo pjatë ishte e gatuar me frymëzim dhe krijimtari.

Falafel, qofte me perime, ishte delikate, një përzierje e shkëlqyer e zarzavateve. Kuzhina jo vetëm që i dha qytetit një shije falafel, por ka kontribuar në sjelljen e falafel-it edhe këtu si në mbarë vendet e tjera të botës. Tani kjo është vetëm një kujtesë e shijshme.

Kuzhina Tingell është mbyllur dhe ne duhet të presim për rihapjen e një kuzhine, siç na kanë premtuar, si restorant i pavarur në qendër të qytetit.

Në ndërkohë, një dyqan i vogël sanduiçësh po mban pishtarin e inovacionit kulinaresk.

Papirun ka vetëm dy karrige në dy sportelet që gjenden shumë pranë Bulevardit Nënë Tereza, në afërsi të Hotelit Grand (tek libraria Buzuku). Menyja ka 13 opsione: 6 pica dhe shtatë sanduiçë.  Pika më e shtrenjtë, pica me sallamë dhe perime, kushton 4 euro. Sanduiçet janë të shkëlqyeshëm. Çdo komponent është trajtuar me kujdes. Buka është aq e mirë, e pjekur me kujdes dhe e stërpikur me rozmarinë.

Çdo sanduiç është i madh, por të jashtëzakonshëm janë ai me pulë crunch dhe mish viçi. Pulë crunch (2.40 euro) i ka borxh emrit të tij për faktin se ky është një sanduiç me pulë të skuqur.

Këta dy sanduiçë janë gjërat më të mira dhe më të rëndësishme që mund të hahen tani në Prishtinë. Përveç të qenit të shijshëm, ata janë unikë në qytet dhe mund të qëndrojnë si pjesë e një prirjeje ndërkombëtare e të ngrënies si gurmanë të vërtetë.

Shpresa ime e vetme është që Papirun do të vazhdojë të përtërijë dhe nuk do t’i qëndrojë pas thënies “nuk është thyer, mos e rregullojmë atë”. Dhe nëse restoranti mbetet në biznes si dhe nëse rihapet kuzhina në Tingell, atëherë ato mund të bëhen themelet e një revolucioni kulinaresk.

Papiruni, gjindet pranë ish-ndërtesës së UNMIK-ut
Tel: 045 262 323
Orari i punës: 08:00 – 22:00
nga e hëna deri të shtunën