KEDS Përgënjeshtron Sindikalistët

“KEDS nuk planifikon largimin e punëtorëve andaj edhe nuk e kuptojmë prej nga erdhi ky numër”.

Shkodra tha që kompania për momentin është në proces të riorganizimit në pajtim me zbatimin e praktikave më të mira botërore dhe teknologjisë më moderne, dhe sipas tij, çdo riorganizim madhor gjithmonë diskutohet paraprakisht me Federatën.

“Njësoj ishte diskutuar edhe ndarja e operatorit të distribucionit dhe distributorit të furnizimit (KEDS dhe KESCO). Kjo gjë edhe kërkohet me ligj”, tha ai.

Ai akuzat e FSPE-së i quan spekulime.

Lidhur me numrin që 250 punëtorë do të largohen nga puna,  dhënë sot nga nënkryetari i parë i FSPE, Sherif Fejzullahu, Shkodra shprehet që ka kontrata të ndërprera, por nuk dha shifra konkrete.

“Deri më tani ne kemi një numër të limituar të kontratave të ndërprera dhe të gjitha këto janë të ndërlidhura me abuzimin dhe keqpërdorimin e vendit të punës”.